Mashtroi të riun dhe i mori 6 mijë euro, arrestohet 59-vjeçari. Ja si u kap nga policia

Aktualitet

Mashtroi të riun dhe i mori 6 mijë euro, arrestohet 59-vjeçari.

Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se shtetasi me iniciale Sh.H., i ka marrë 6 mijë euro përmes mashtrimit një 24-vjeçari.

 

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion