‘Makthi’ i banoreve në Durrës kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë, në pranga "skifterit" te biçikletave

Aktualitet

‘Makthi’ i banoreve në Durrës kapet ‘mat’ nga

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar hajdutin përgjegjës për 9 vjedhje biçikletash, i cili është shndërruar në një makth për çiklistët gjatë 4 muajve të fundit.

K.M 38 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po vidhte një biçikletë. Këtë rast  e ka denoncuar në polici edhe I.Sh, i cili ka treguar se një person i ka vjedhur biçikletën gjatë natës.

“Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 8 rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë muajve, korrik, gusht, shtator dhe tetor, konkretisht:

1-Më 19.07.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. S., në lagjen nr. 12, Durrës;

2-Më datë 15.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 12,  Durrës;

3-Më datë 26.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit T. K., banues në lagjen nr. 12, Durrës;

4-Më datë 27.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit D. C., në lagjen nr. 12, Durrës;

5-Më datë 12.09.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases M. T., në lagjen nr .4, Durrës.

6-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. M., banues në lagjen nr. 17/1, Durrës; 

7-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit P. M., në lagjen nr. 17/1, Durrës;  

8-Më datë 07.10.2021, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit S. T., banues në lagjen nr. 11, Durrës.

Materialet për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja".”, pjesë e njoftimit të policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion