Makina përplas motorin në Lezhë, plagoset një person

Aktualitet

Makina përplas motorin në Lezhë, plagoset një person

Një aksident është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 17:15 në aksin Lezhë-Milot, ku një automjet tip" Pegeot" me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P.


Drejtuesi i motorit, i cili mbeti i lënduar ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.


Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip" Pegeot" me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion