Makina përplas biçikletën, plagoset 63-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Makina përplas biçikletën, plagoset 63-vjeçari në

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, që ecte ne biçikletë, në Durrës.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. Xh., ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në Kavajë, sepse në Kavajë, në rrugën “Indrit Cara”, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, me biçikletë, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”, shkruan policia.

ME TE LEXUARAT