A do të ketë bojkot nga opozita? Berisha thirrje demokratëve: Arsyetoni, mos i bëni qejfin Edi Ramës

Politikë

A do të ketë bojkot nga opozita? Berisha thirrje demokratëve:

Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

Në lidhje me bojkotin e parlamentit, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve të reflektojnë, sepse nuk është ndëshkim tha ai, por i bëhet qejfi kryeministrit Edi Ramës.

“Kërkoj nga demokratët të arsyetojnë në lidhje me bojkotin, në pamje të parë duket sikur e ndëshkon, por i bën qefin narkodiktatorit. Ai dha shembull për skenarin e përgatitur për të kaluar në 28 minuta programin qeverisës nga qeveria e tij”, tha Berisha duke iu referuar kreut të qeverisë.


“Shpëtimi dhe rezistenca nuk vjen me bojkot, por qëndresë në çdo pozicion”, shtoi Berisha më tej.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion