Lushnjë, 54-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, niset me urgjencë drejt Traumës
Lajmifundit
/
12 Shkurt 2024, 10:55
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lushnjë, ku një 54-vjeçar është vëtëhedhur nga kati i dytë i banesës. Mësohet se 54-vjeçari G.Q ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt Traumës ku dhe po merr ndihmë më të specializuar.
Lushnjë/Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi G. Q., 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni. Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


