Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Pas dorëheqjeve, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve në vend

Policia e Shtetit pritet të ketë sërish ndryshime në strukturat drejtuese. Është hapur gara për drejtimin e pesë komisariateve në vend, mes tyre edhe disa që kanë mbetur pa drejtues për shkak të dorëheqjeve të fundit.
Konkretisht, gara është hapur për pozicionet:
Komisariati i Policisë Kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” – DVKM Tiranë
Komisariati i Policisë Kufitare Dibër – DVKM Kukës
Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë – DVKM Vlorë
Komisariati i Policisë Nr. 2 – DVP Tiranë
Komisariati i Policisë Himarë – DVP Vlorë
Dy nga pozicionet janë shpallur të lira pas dorëheqjeve të ndodhura javët e fundit. Veçanërisht në Komisariatin e Himarës, ku Ritvan Pali dha dorëheqjen pas arrestimit të Altin Morinës. Edhe pse ligji parashikon që dorëheqjet duhet të pranohen brenda 30 ditëve, në këtë rast ajo është pranuar pas afro 60 ditësh.
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në ligjin për Policinë e Shtetit.


