Lëndë plasëse servisit të makinave në Fushë-Krujë
Lajmifundit
/
29 September 2025, 09:59
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Luz, në Fushë-Krujë, ku një servis makinash është dëmtuar nga një lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe pronari i servisit me inicialet A.G. ka njoftuar autoritetet për dëmin e shkaktuar në qepenin e servisit.
Grupi hetimor vijon punën intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë akt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.


