Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të diskutohet, ja rendi i ditës

Politikë

Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të diskutohet, ja rendi i

Këtë të hënë pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e cila do të nisë në orën 13:00, do të ketë në fokus miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.


Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

 

Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të diskutohet, ja rendi i

 

Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.

Në seancën e kaluar 24 shtator,  opozita dhe mazhoranca  miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion