Leje qëndrimi për muxhahedinët, procedurat kryhen në kampin Ashraf 3 në Manzë për arsye sigurie

Aktualitet

Leje qëndrimi për muxhahedinët, procedurat kryhen në kampin

Prej disa ditësh, 6 punonjës të Identitek  ndodhen në kampin Ashraf 3, në Manzë, ku po kryejnë procedurat për pajisjen me leje qëndrimi të muxhahedinëve që jetojnë në këtë kamp.

Procedurat po zhvillohen brenda ambienteve të mbyllura kampit,  pasi sipas planit të masave të sigurisë, është vlerësuar si më e arsyeshme që muxhahedinët të mos paraqiten në zyrat shtetërore për të kryer aplikimet.

Me pajisjen me leje qëndrimi, ata do të kenë mundësi të udhëtojnë në vendet ku shtetasit shqiptarë mund të lëvizin pa viza. Megjithatë, nuk dihen arsyet konkrete pse kjo procedurë po kryhet me ritme të përshpejtuara, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë më të larta se kurrë.

Burime nga siguria e kampit Ashraf 3 bëjnë me dije se me këto procedura po merren drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me Identitek. Në kampin Ashraf 3 aktualisht ndodhen rreth 2500 muxhahedinë.

ME TE LEXUARAT