“Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi!” Begaj e Rama përcjellin urimet e Krishtlindjes

Aktualitet

“Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi!”

Këtë mëngjes Krishtlindje, një urim është postuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka uruar qytetarët shqiptarë për Krishtlindje me një mesazh të veçantë në rrjetet sociale.

Ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”:

“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen.”shkroi Rama.

Një urim është bërë edhe nga presidenti Bajram Begaj, përmes  një postimi në platformën X, ku shkruan: “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”

ME TE LEXUARAT