Lamallari paralajmëron gjoba për bllokimin e trafikut: Shkeljet do të evidentohen me dronë dhe kamera inteligjente

Aktualitet

Lamallari paralajmëron gjoba për bllokimin e trafikut: Shkeljet do

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka kërkuar publikisht drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ai paralajmëroi masa të ashpra ndëshkuese ndaj kujtdo që, me veprimet e tij, pengon lëvizjen dhe shkakton trafik.

Lamallari e cilësoi të patolerueshme që sjellja e papërgjegjshme e disa personave të sjellë vonesa dhe pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ministri theksoi se të tjerët nuk duhet të mbeten të bllokuar në trafik për shkak të tekave të dikujt.

Duke iu drejtuar atyre që e konsiderojnë veten të privilegjuar dhe mendojnë se mund të veprojnë si të duan në rrugë, ai i paralajmëroi se do të monitorohen nga droni dhe se patrulla më e afërt do t’i presë me gjobën përkatëse.

 

ME TE LEXUARAT