Lajmi i fundit, Policia reagon për shoqërimin e kandidatit të opozitës në Fier, ja cfarë ndodhi

Aktualitet

Lajmi i fundit, Policia reagon për shoqërimin e kandidatit të

Policia e Fierit reagoi ne lidhje me shoqerimin e kandidatit demokrat ne kete qytet diten e sotme si pasje e incidentit per banderolat. 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.

Lajmi i fundit, Policia shoqëron kandidatin e opozitës në Fier, ja cfarë ndodhi

Lajmi i fundit, Policia reagon për shoqërimin e kandidatit të

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë së Shtetit pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.

Ngjarja ndodhi pasi Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD, duke akuzuar bashkinë për pengim të fushatës.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, raportohet se forcat e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan kandidatin demokrat në komisariat, ku pas disa minutash ai është lënë i lirë.

Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një veprim me prapavijë politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.

“Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në komisariat, kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh”, thuhet në reagimin e PD.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion