Laert Kasaj i dhunuar brutalisht nga pronari i “Stockholm” – Pamje nga spitali

Aktualitet

Laert Kasaj i dhunuar brutalisht nga pronari i “Stockholm” –

Pamje të rënda janë publikuar nga spitali, ku Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, shfaqet me syrin e nxirë dhe hematoma të shumta në fytyrë, pas një sulmi brutal që ndodhi mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë.

Sipas burimeve policore, autorët e dyshuar janë Ferhat Kaja dhe një i afërm i tij, të dy të shpallur në kërkim. Ata mendohet të jenë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë vendit ku ndodhi përplasja.

Laert Kasaj i dhunuar brutalisht nga pronari i “Stockholm” –

Ngjarja nisi fillimisht me një debat verbal që më pas degjeneroi në një përplasje fizike të dhunshme, duke lënë Kasajn me dëmtime serioze. Në fotot e publikuara nga ambientet spitalore, pasojat e dhunës janë të qarta në fytyrën e tij.

Dëshmitarët tregojnë se një nga agresorët e ka akuzuar Kasajn me fjalët “Pse më ke denoncuar?”, duke sugjeruar se sulmi lidhet me një kallëzim të mundshëm për zaptim të hapësirës publike nga lokali “Stockholm”.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe është në kërkim të autorëve. Ndërkohë, Kasaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe pritet të merret në pyetje sapo gjendja e tij shëndetësore të lejojë.

ME TE LEXUARAT