Korçë, katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara, një në kërkim

Aktualitet

Korçë, katër veterinerë në pranga për

Policia e Korçës ka zbuluar dhe goditur një skemë të paligjshme të matrikullimit të bagëtive të kontrabanduara nga Greqia, duke çuar në arrestimin e katër veterinerëve. Operacioni, i koduar “Matrikulli”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Sipas hetimeve, 120 bagëti të imëta dhe gjedhë janë futur ilegalisht në territorin shqiptar dhe më pas janë legalizuar përmes matrikullimit të manipuluar nga veterinerët e arrestuar.

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është organizatori i kontrabandës. Ndërkohë, tre shtetas të tjerë janë proceduar penalisht pasi kishin strehuar kafshët e kontrabanduara në stallat e tyre.

Të gjitha veprimet janë kryer në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë, e cila ka vendosur ndalim të përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta për arsye sigurie veterinare.

Policia deklaron se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion