Laboratori i SPAK fundosi shefin e IT të Policisë, hyri në TIMS me kodin e kolegut

Aktualitet

Laboratori i SPAK fundosi shefin e IT të Policisë, hyri në TIMS

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e drejtorit te IT-së në policinë e shtetit, Ervin Muca. Përgjigjia e laboratorit të SPAK dërguar prokurores Anisa Qilimi ka vënë pikat mbi “i” për pozicionin dhe veprimet e dyshimta të Muçës.

Sipas përgjigjes sistemi TIMS nuk ka nevojë për backup dhe as për kopjim të dhënash, pasi vetë rregullohet pa ndërhyrje mekanike nga jashtë.

Një burim i sigurt tha për “Top Channel” se prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e SPAK duke shmangur policinë shkencore në Tiranë, jo vetëm për shkak të laboratorit të sofistikuar që ka Prokuroria e Posaçme por edhe për evituar dyshimet për dekonspirimin të hetimeve.

Një hard disk i sekuestruar, serverat dhe një kompjuter që i përket një nëpunëseje të identifikuar janë këqyrur e së bashku me to edhe pamjet filmike që tregojnë çfarë ndodhi 8 muaj më parë. Muça u asistua nga një punonjës i AKSH, ndërkohë që përdori kredencialet e vartësit të tij për ndërhyrjen e paligjshme që solli kopjimin e TIMS.

I pyetur nga prokuroria e Tiranës, i dyshuari këmbëngul se sapo kishte marrë detyrën dhe e kreu backup për të garantuar sistemin, një version qe hidhet poshtë shkencërisht nga këqyrjet dhe aktekspertizat dhe për këtë arsye ish-zyrtari u vendos nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në sistem.

Hetimet provojnë se ndërhyrja ndodhi mesnatën e dy gushtit 2023. Në 17 gusht i ngarkuari me punë i SHBA mbajti takim me ministrin e Brendshëm duke inkurajuar një hetim të shpejtë shprehu shqetësimin e amerikanëve.

Menjëherë mbas masës kufizuese për ish-zyrtarin, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes reaguan duke e larguar nga detyra, ndërkohë që aktualisht për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS-i dhe administrimin e tyre ka hapur siparin në fillim të prillit një komision hetimor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion