Greqi, gruaja vret të moshuarën në mes të rrugës për ta grabitur

Kosovë&Rajon

Greqi, gruaja vret të moshuarën në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Ksanthi të Greqisë.

Një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua brutalisht nga një grua, e cila i mori çantën me forcë. Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është sulmuar nga një grua e komunitetit rom, e cila është ende në arrati.

E moshura ka qenë në rrugë në momentin që grabitësja e ka sulmuar atë duke e goditur me forcë.

75-vjeçarja ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe është dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion