“Asnjë nga 5 celularët s’i përket Veliajt” / Avokati përgënjeshtron lajmet për kontrollin në burgun e Durrësit

Aktualitet

“Asnjë nga 5 celularët s’i përket Veliajt” /

Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të IEVP Durrës, ku ndodhet i paraburgosur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka mohuar çdo lidhje të klientit të tij me celularët e gjetur.

Në një reagim për mediat, Ndreca thekson se asnjë prej pesë aparateve nuk është gjetur në dhomën e Veliajt, në posedimin e tij apo mes sendeve personale.

PËRGËNJESHTRIM

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për gjetjen e pesë aparateve celularë gjatë një kontrolli në IEVP Durrës, ku ndodhet edhe z. Erion Veliaj, sqarojmë se asnjë prej aparateve celularë të gjetur nuk i përket z. Veliaj dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin apo sendet e tij personale.

Për rrjedhojë, çdo informacion apo insinuatë që e lidh z. Veliaj me aparatet e gjetura është i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion