Aksidenti tragjik në Shkodër, zbulohet identiteti i 16-vjeçarit që humbi jetën (EMRI)

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Shkodër, zbulohet identiteti i 16-vjeçarit

Është identifikuar 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës.

Viktima është Emiglino Nikolla, i cili po udhëtonte me një motomjet së bashku me një person tjetër, kur u përplas me një automjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, 16-vjeçari humbi jetën, ndërsa bashkëudhëtari i tij mbeti i plagosur.

Emiglino ishte një nga katër fëmijët e familjes Nikolla. Ai la pas dy vëllezër dhe një motër, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ceremonia mortore e 16-vjeçarit do të zhvillohet këtë të premte, në orën 10:00.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ndodhi përplasja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion