Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte Monika, ishte ministre e brendshme

Aktualitet

Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të vijojë me gjykim të zakonshëm, avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani, komentoi deklaratën e Metës për shpenzimet familjare.

Cakrani tha se përgjegjësinë për shpenzimet e ka marrë vetë Monika Kryemadhi dhe shtoi se ajo ka qenë personi që menaxhonte çështjet familjare.

“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministër i Brendshëm në familje padyshim është gruaja”, u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi reagoi duke thënë se ajo ka qenë personi që është kujdesur për funksionimin e familjes.

“Unë kam qenë klasa punëtore që zbatoja mbarëvajtjen e shtëpisë”, deklaroi ajo.

Kryemadhi shtoi se nuk ka pasur shpenzime të tepërta, duke sqaruar se bëhet fjalë për ndërhyrje shëndetësore për të, vajzën e saj dhe Ilir Meta, të cilat sipas saj janë të gjitha të deklaruara.

Ajo tha gjithashtu se Meta, për shkak të angazhimeve politike, nuk është marrë me çështjet e përditshme të familjes dhe nuk ka pasur lidhje me shpenzimet apo marrëdhëniet e saj financiare me kushëririn e saj, Adrian Sharku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion