Kurimi i ish-ministrit në Itali, del dëshmia e IlIr Rrapajt: E inkurajoj Beqajn të freskojë memorien

Aktualitet

Kurimi i ish-ministrit në Itali, del dëshmia e IlIr Rrapajt: E

Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur njohje më parë me ish zv/ministër i Klodian Rjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Tregon se të dy janë takuar në aktivitetin public të organizuar nga Qeveria Shqiptare në Pallatin e Kongreseve, ne 2013-2014. Dhe aty e ka takuar dhe Ramën, thjesht takim kortezie.

Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’

Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet nga kërcënimi i rëndë deri tek një likuidimi rutinë i pararendjes së një bisede. Emailet kanë qenë në kuadër të detyrës zyrtare që kisha nga shoqata”

Ndërkohë avokati sqaroi “emailet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit”



Rrapaj tregon se e ka mësuar nga Umbro Staccini për koncesionin e sterilizimit. “Ai e kishte lexuar thirrjen publike në Financial Times”

Po Ilir Beqaj?

Rrapaj: “Nuk kam pasur miqësi as më përpara as më gjatë as më vonë. E njihja vetëm kush ishte si ministër. E kam takuar tek aktiviteti i thirrur nga qeveria shqiptare.

Albana Vokshi: Nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet në një nga spitalet e Italisë

Beqaj: Jo. Më vjen keq që s’kam qenë. E inkurajoj të freskojë memorien. As e njoh dhe as e kam njohur ndonjëherë

ME TE LEXUARAT