Kundër vendimit të qeverisë, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë

Aktualitet

Kundër vendimit të qeverisë, studentët e mjekësisë

Një tjetër protestë paralajmërojnë studentët e mjekësisë së Univeritetit të Tiranës.

Bëhet me dije se protesta do të zhvillohet nesër në orën 10.00 para fakultetit të Mjekësisë. Studentët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Vetëm pak më parë kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha se studentët që do futen në universitet këtë vit, do ta marrin diplomën 5 vite pas përfundimit të Univeritetit dhe gjatë kësaj kohe do të punësohen në vend.

“Çdo student i mjekësisë që futet rishtaz në sistem e ka të detyrueshme 5 vite pune në Shqipëri, pastaj merr diplomën. Kjo nuk është kusht qe pranohet ose jo, por kështu do të jetë formati i Universitetit të Mjekësisë. Rregull absolut për të gjithë. Ata që tashmë e kanë filluar universitetin më herët do të kenë kushtin që të punojnë në Shqipëri për disa vite, në mënyrë -progresive, por vetëm nëse pranojnë. Ndryshe do të paguajnë tarifën e plotë. Tarifa do të përcaktohet”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT