I mituri i vuri zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve në Mat dhe dogji sipërfaqe me bimësi, nën hetim 14-vjeçari

Aktualitet

I mituri i vuri zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve në Mat dhe dogji

Një 14-vjeçar dyshohet se ndezi zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Shoshaj, Mat, flakët përhapën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe toke me shkurre.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe identifikimin e autorit pas hetimeve të kryera.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori për 14-vjeçarin, pasi dyshohet se ndezi zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve dhe përhapja e flakëve shkaktoi dëme në sipërfaqen toke me shkurre,” tha policia.

Hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Dibrës, e cila do të zbardhë dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu nëse ngjarja ishte aksidentale apo qëllimshme.

Ngjarja vjen pas një rasti të ngjashëm dje në Shashicë të Vlorës, ku zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve mori përmasa të mëdha dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke kërkuar ndërhyrje edhe nga ajri dhe toka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion