Mekaniku humb jetën gjatë punimeve në Ujëmbledhësin e Bllacës, nën akuzë drejtuesi teknik i kompanisë

Aktualitet

Mekaniku humb jetën gjatë punimeve në Ujëmbledhësin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kantierin e ujëmbledhësit të Bllacës në Bulqizë, ku mekaniku A.P., nga Tirana, humbi jetën gjatë kryerjes së punimeve.

Pas ngjarjes, drejtuesi teknik i kompanisë, 70-vjeçari, u vuri nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Policia e Dibrës njoftoi se menjëherë pas incidentit nisi hetimet në vendngjarje dhe kreu veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar A. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital”, bëri me dije policia vendore.

Në pyetje po merren të gjithë personat që kanë dijeni, teksa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekspertimi për vendin ku ndodhi ngjarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion