Kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohen 3 persona në Elbasan, në kërkim dy të tjerë

Aktualitet

Kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohen

Policia e Elbasanit ka parandaluar dhe goditur një grup që kultivonin lëndë narkotike, ndërsa ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

"Elbasan/ Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion.Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë. Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar  për  të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion