Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë brenda dyqanit të kompanisë celulare dhe kërcënon punonjësit, përfundon në pranga

Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë brenda dyqanit të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit, ku një qytetar dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të një dyqani të një kompanie celulare.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:33, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti.

Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe njoftimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e autorit, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht veprimet e ndërmarra nga 49-vjeçari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion