Kufiri i pagës bazë për administratën vendore shkon 57 mijë lekë

Aktualitet

Kufiri i pagës bazë për administratën vendore shkon 57

Ndryshimet në vendimin për klasifikimin e funksioneve dhe strukturën e pagave parashikojnë që kufiri i pagës bazë mujore për punonjësit e administratës së njësive të vetëqeverisjes vendore të variojë nga 50 mijë deri në 57 mijë lekë.

Ndryshimi synon rregullimin dhe unifikimin e kufijve të pagesës sipas pozicioneve përkatëse, si dhe harmonizimin e strukturës së pagave në administratën vendore me atë qendrore.

Për herë të parë qeveria nisi zbatimin e politikës së indeksimit të pagave në masën e inflacionit.

Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pagave me 2,5% për të gjitha pagat, ndërsa për disa profesione, u miratua edhe rritje e pagës për funksion, me efekt financiar që nga muaji janar i këtij viti.

Vlera e indeksimit varion nga 1 000 deri në 10 000 lekë në muaj, në varësi të kategorisë dhe pozicionit të punonjësit.

Rritja dhe indeksimi i pagave prek të gjithë sektorët e administratës publike, përfshirë mjekët, infermierët, mësuesit, punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe kategori të tjera të shërbimit publik.

Fondi i parashikuar për rritjen dhe indeksimin e pagave kap vlerën e 100 milionë eurove.

Sipas ligjit, indeksimi do të aplikohet një herë në dy vite, si një mekanizëm për ruajtjen e fuqisë blerëse të punonjësve nga efektet e inflacionit./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion