Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme në vend
Lajmifundit
/
2 September 2021, 07:58
Aktualitet

Kthjellimet dhe vranësirat vijojnë të dominojnë në vendin tonë edhe ditën e sotme. Sipas MeteoAlb, vranësirat do jenë më të pranishme në zonat veri dhe juglindore. Ndërkohë, pjesa e dytë e ditës do sjellë sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore, ndërsa pjesa tjetër do mbesë e pandryshueshme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do kenë luhatje nga 11 deri në 31 gradë celcius. Era do fryjë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veri perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.


