Kanosi 46-vjeçarin për motive të dobëta, 41-vjeçari në procedim penal

Aktualitet

Kanosi 46-vjeçarin për motive të dobëta, 41-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin 41-vjeçar me iniciale Z. Gj., i cili dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që çuan në kanosje.

Prokuroria ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 41-vjeçarit për veprën penale të kanosjes.

ME TE LEXUARAT