Kryente marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 32-vjeçari nga Shijaku (EMRI)

Aktualitet

Kryente marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet

Një person është arrestuar ditën e sotme në Shijak, i cili ka qenë i shpallur në kërkim që prej nëntorit të 2024-ës.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 32-vjeçari Fatjon Hoxha është dënuar me 10 vite burgim për për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

Njofitmi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion