Korçë/ E përndoqi për një vit rresht një 30-vjeçare, policia arreston përndjekësin 33-vjeçar

Aktualitet

Korçë/ E përndoqi për një vit rresht një

Një tjetër rast përndjekjeje është zbuluar në Korçë, ku një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi për më shumë se një vit kishte ndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 30-vjeçare, duke e detyruar atë të kërkonte ndihmë.

Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë shtetasi G. Z., banues në Korçë, i cili dyshohet se ka ushtruar përndjekje të vazhdueshme ndaj vajzës, duke e shqetësuar psikologjikisht dhe duke i kthyer përditshmërinë në një gjendje të përhershme stresi e frike.

Ky rast është një tjetër sinjal shqetësues për rritjen e rasteve të përndjekjes në vend, kryesisht ndaj grave dhe vajzave, ku agresorët shpesh veprojnë për periudha të zgjatura pa u ndalur, derisa viktimat detyrohen të kërkojnë mbrojtje institucionale.

Policia ka njoftuar se hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa ndaj të arrestuarit do të procedohet për veprën penale të “Përndjekjes”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion