Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës së djegur, çfarë dyshohet

Aktualitet

Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës

Një shtetas është gjetur pajetë brenda mjetit të tij në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës. Shtetasi është gjetur i djegur ndërsa dyshohet se ka kryer akt vetëvrasje.

Po ashtu, mendohet se ka lënë një letër lamtumire në banesë ndërsa ditën e djeshme ka përcjellë bashkëshorten drejt Greqisë. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Policia:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT