Korçë/ 15-vjeçarja prej një jave e zhdukur, u largua nga banesa dhe...

Aktualitet

Korçë/ 15-vjeçarja prej një jave e zhdukur, u largua nga

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në qytetin e Korçës. Motra e saj ka denoncuar në polici, largimin nga banesa. E mitura është larguar para një jave nga banesa e saj dhe nuk i ka njoftuar familjarët se ku po shkonte. Policia ka nisur hetimin mbi këtë rast, ndërsa po punon për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion