VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

Bota

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin tronditës kur shembet një pallat shtatë katësh në Stamboll të Turqisë dhe shkakton bilancin tragjik.


Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Gebze, provinca Kocaeli pranë Stambollit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe prindërit janë ende nën rrënoja, u regjistrua nga një kamera sigurie në zonë dhe ishin vetëm 7 sekonda fatale.

Pamjet tregojnë kalimtarë që vrapojnë nga frika dhe mezi ikin për të shpëtuar nga lëndimet. Ndërtesa u shemb brenda sekondash, si një ‘kullë letre’.

Fillimisht, ndërtesa shihet në video duke u anuar pak për një arsye, (sikur t’i kishin prerë këmbën) të panjohur dhe brenda një sekonde të ndarë shembet e më pas shpërbëhet, duke shtypur makinat e parkuara.

Sipas mediave turke, kjo është një video nga një kamera sigurie që u bë publike dhe tregon shembjen e ndërtesës që ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit, në zonën “Mevlana Mahallesi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion