Kontrollet në banesat e të afërmëve, sekuestrohen 4 apartamente që Ahmetaj i shiti në fshehtësi

Aktualitet

Kontrollet në banesat e të afërmëve, sekuestrohen  4

Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle.

Agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të partneres së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Po ashtu mësohet se është urdhër për të ushtruar kontrolle në banesën e bashkëjetueses së Ahmetajt, dhe të disa personave të tjerë të lidhur me këtë çështje.

Sakaq, GJKKO ka pranuar vendosjen e sekuestros për 4 apartamente, që dyshohet se kanë qenë në pronësi të Arben Ahmetajt, por ky i fundit i ka shitur në mënyrë fiktive.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

 

ME TE LEXUARAT