Plagosja në Orikum! 29-vjeçari po luante me letra, autori erdhi me makinë dhe qëlloi 10 plumba

Aktualitet

Plagosja në Orikum! 29-vjeçari po luante me letra, autori erdhi me

Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.

I plagosuri, Sildi Velaj, në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë, ndërsa autori ka ardhur me makinë  duke goditur drejt tij.

Autori ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinë.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur një konflikt të mbartur për motive banale.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Cela.

Ngjarja është kapur edhe nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë të cilat janë marrë nga policia e Vlorës, ndërkohë që grupe janë duke bërë kontrolle për kapjen e autorit të ngjarjes.

Konflikt në lokal, plagoset 29-vjecari në Orikum

Plagosja në Orikum! 29-vjeçari po luante me letra, autori erdhi me

Nje plagosje me arme ka ndodhur ne Orikum. 

Policia tha se i demtuari eshte nje 29 vjecar ndersa ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti per motive te dobeta.

Sildi Velaj, 29-vjeç ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë për në spital.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Autori i dyshuar i ngjarjes ështe shtetasi Qerim Bello.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT