Kokainë nga Ekuadori, zbulohet sa kilogram ndodheshin në 200 pakot e sekuestruara në portin e Durrësit

Aktualitet

Kokainë nga Ekuadori, zbulohet sa kilogram ndodheshin në 200 pakot e

Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur pasditen e sotme në portin e Durrësit.

Sipas burimeve, kokaina e kapur e kishte origjinën nga Amerika Latine ndërkohë që kompania pritëse dyshohet se është “Massabi Fruits” me qendër në Kombinat.

Burime policore bëjnë me dije se kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit ka qenë e ndarë në rreth 200 pako, të cilat ishin fshehur në tavanin e kontenierit. Ndërkohë që pas peshimit rezulton se janë rreth 150 kg kokainë e pastër.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në Durrës, u kap një sasi tjetër prej 49 kg kokainë e fshehur në pjesën anësore të një kontejneri me banane. Për këtë u arrestua Selim Cekaj, babai i Arbër Cekajt edhe ky i arrestuar për një sasi të madhe kokainë të kapur në vitin 2018.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion