Kodi i Ri Penal, do të dënoheni me 3 vite burg nëse bëni këtë veprim në rrjetet sociale!

Kush keqpërdor imazhin e një personi tjetër për te hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim.
Këtë parashikon drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për "Përdorimin e paligjshëm të imazhit".
Per këto raste, ndjekja penale fillon vetém kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e demtuar.
1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile te rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit te imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dinohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij.


