PD kundër rritjes së çmimeve të referencës për pronat, Teliti: Qeveria po rëndon qytetarët, kërkojmë anulimin e menjëhershëm

Politikë

PD kundër rritjes së çmimeve të referencës për

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme në vend. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i këshilltarëve bashkiakë të PD në Tiranë, Dorian Teliti, e quajti vendimin të papërgjegjshëm dhe pa asnjë konsultim publik me qytetarët apo grupet e interesit.

Sipas Telitit, rritja e çmimeve të referencës, sidomos në qytete si Durrësi ku ka arritur deri në 2000 euro për metër katror, ka pasoja të drejtpërdrejta në jetën e qytetarëve, duke rritur menjëherë taksën e pronës dhe atë të ndikimit në infrastrukturë.

“Me këtë vendim, qeveria godet qytetarët. Rritet ndjeshëm kostoja për blerjen e një apartamenti dhe, për rrjedhojë, kostoja e jetesës në tërësi,” u shpreh Teliti.

PD kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj mase dhe një reformë të thellë fiskale, të ndershme dhe të konsultuar publikisht, me qëllim lehtësimin e barrës fiskale për familjet dhe bizneset.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion