KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH Aida Hajnaj

Aktualitet

KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH Aida Hajnaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë liroi nga detyra drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnajn, së cilës më 31 gusht i mbaroi mandati 5-vjeçar.

KLP miratoi lirimin nga detyra me 6 vota pro dhe 4 kundër.

Byroja do te drejtohet perkohesisht nga Joni Keta, i cili mban detyrën e zëvendësdrejtuesit dhe njëkohësisht është edhe një prej kandidatëve për të marrë postin e drejtuesit.

Gara për kreun e BKH është në fazën e verifikimit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit, teksa pretendentë janë 7 kandidatët:

Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion