Kishte dalë për gjah, çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Aktualitet

Kishte dalë për gjah, çfarë fshihet pas vrasjes së

Vijojnë hetimet për vrasjen e shtetasit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, ndërsa janë zbuluar detaje të reja nga vendngjarja.

Sipas informacioneve të fundit, trupi i pajetë i Sarchit u gjet në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij.

Sarchi rezulton të ketë qenë frekuentues i rregullt i zonës së Tepelenës për qëllime gjuetie. Edhe këtë herë dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah.

Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të.

Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje.

ME TE LEXUARAT