"Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e fortë dhe e pathyeshme"! Presidenti Begaj takohet me Donald Trump
Lajmifundit
/
27 September 2025, 08:43
Politikë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë Melania Trump.
Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.


