Zbulohet identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë! Pronar i një fabrike tullash në Tiranë

Aktualitet

Zbulohet identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë! Pronar

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Salari të Tepelenës, ku një shtetas italian u gjet i vrarë me armë zjarri në mes të rrugës.


Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, një biznesmen italian që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Ai ishte pronar i një fabrike tullash në Tiranë dhe banues në kryeqytet.

Policia ka zbardhur të tjera informacione lidhur me ngjarjen, sipas dëshmive paraprake, viktima ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me disa persona të tjerë, kur një individ i armatosur u doli përpara dhe hapi zjarr në drejtim të tyre.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G. B., i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

 

ME TE LEXUARAT