Kishin fshehur granata dore në makinë, policia e Tiranës arreston 2 shtetas (Foto)

Aktualitet

Kishin fshehur granata dore në makinë, policia e Tiranës arreston

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas, pasi në makinën që po udhëtonin u gjetën 2 granata dore. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi K. H., 27 vjeç akuzohet për mbajtje paleje, ndërsa F. Z., 44 vjeç, për moskallëzim krimi.

“Tiranë/ Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj. Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga një shtetas që qarkullonte si pasagjer në një automjet me dy granata dore me vete.

Në pranga dhe drejtuesi i automjetit për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen 2 granata dore. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer K. H.

Kishin fshehur granata dore në makinë, policia e Tiranës arreston

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej shtetasi K. H, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore. Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion