"E vrau duke ngrënë bukë, edhe sa të tjera?”, Braçe reagon pas vrasjes së 23-vjeçares në Fier

Aktualitet

"E vrau duke ngrënë bukë, edhe sa të tjera?”,

Pas krimit makabër në Fier, ku një 31-vjeçar vrau ish- bashkëshorten e tij, 23-vjeçe, ka reaguar Erion Braçe. Përmes një postimi në Facebook, Braçe reagon i revoltuar ndaj autorit të krimit dhe drejtësisë që e la të lirë.

“Edhe sa te tjera? SABRINA ISHTE NJE GRUA VETEM 23 VJEC; E MARTUAR DHE ME NJE VAJZE VETEM 3 VJEC! E vrau nje kafshe burre, ish burre ligjerisht, dje, ne shtepine e saj, prinderve te saj, DUKE NGRENE BUKE; ME BUKE NE GOJE! Por jo vetem ai! E VRAU EDHE DREJTESIA QE KEMI ENDE!
A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes,
se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases, i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!!

"E vrau duke ngrënë bukë, edhe sa të tjera?”,

A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete? ME NE FUND DIKUSH DUHET TE MBAJ PERGJEGJESI, VEC BURRIT VRASES QE FALE POLICISE TANI ESHTE NE BURG! Por Sabrinen e gjore,
e vrau dhe kultura mizerabel e dhunes ndaj grua, vajzes; Nje kulture e ndyre e shtrire vertikalisht, nga lart poshte, e tille perfundon tek ky takem burrash qe urrejne grate!

E mos me thoni “jo”! A e pate dje se si nje burre urdheroi mllef e urrejtje dje ndaj nje flete votimi per nje GRUA dhe nje tufe burrash u eksituan ne te njejtin akt dhune??!! Kjo pra eshte, keshtu ndodh e forca e ketij shembulli kthehet ne dhune deri atje poshte!

"E vrau duke ngrënë bukë, edhe sa të tjera?”,

U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajten perbrenda per te mos e harruar, nje status timin rreth nje seriali te degraduar ne dhune nen moton: GRATE VDESIN SI BURRAT POR BURRAT JO, RINGJALLEN! Merruni prape sot!”, shkruan Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion