Kim Mehmeti mbështet protestat në Tiranë: Ju jeni heronjtë e mi

Analisti Kim Mehmeti mbështet protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec dhe kundër qeverisë.
Në tubimin e 11-të, protestuësit degjuan një mesazh, me anë të cilit analisti inkurajonte vazhdimin e protestave deri në arritjen e objektivave të shpallura nga qytetarë të ndryshëm.
"Mos tregoni që maskarenjtë të tregojnë se kush jeni.
I përulem zërit tuaj, i cili është ilaçi më i mirë i shpresës mbarëshqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur,
Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve? Zëri juaj ngërthen tirrjen e shqioptarëve të kudo ndodhur.
Shqipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtjëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykobni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi",- ishte mesazhi i Mehmetit.


