“It’s a.......”, Dafina zbulon gjininë e fëmijës së dytë

Momente të veçanta po përjeton këto ditë këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur nga jeta e saj personale.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, artistja ka zbuluar se foshnja që po pret me bashkëshortin, Kreshnik Gjergji, është djalë. Në imazhet e postuara, një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte tullumbacja blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar gjininë e bebit.
Në festën familjare nuk mungoi as djali i tyre i parë, i cili u bë pjesë e momentit të veçantë që çifti vendosi të ndajë me publikun.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Dafina bëri publike shtatzëninë e saj në një mënyrë krejt origjinale, gjatë një prej performancave të saj para publikut.
Me ardhjen e anëtarit më të ri, familja e këngëtares do të zgjerohet edhe më shumë, ndërsa ndjekësit dhe miqtë kanë vërshuar me urime për çiftin në rrjetet sociale.