"Këtu çdo gjë është e mirë, përveç shqiptarëve"/ Komediani gjerman fyen komunitetin shqiptar në Zvicër

Komediani gjerman Oliver Pocher ka shkaktuar së fundmi një zemërim në komunitetin shqiptar në Zvicër dhe shkak për këtë janë bërë disa batuta me fyerje raciste.
Bëhet me dije se 46-vjeçari gjerman ishte në një shfaqje në Zyrih ku nuk i kurseu komentet raciste pasi u pyet për shqiptarët duke i konsideruar si hajdutë.
“Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë. Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina”- tha Pocher.
Gjatë shfaqjes një e re shqiptare e cila ishte e pranishme në sallë e pyeti aktorin sesi mund të ndryshojë qëndrimin që ka për shqiptarët e Zvicrës.
Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.
Më tej aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”.
Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.


