Kërkoi shfuqizimin e masës arrest me burg, Kushtetuesja rrëzon ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin
Lajmifundit
/
26 Mars 2026, 14:54
Aktualitet

Ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, mbetet në burg.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e tij për shfuqizimin e masës arrest me burg.
Në kërkesën dërguar në Kushtetuese, Berberi pretendonte se masa e arrestit duhej të shfuqizohej pasi sipas tij, mënyra se si SPAK i ka marrë provat ishte antikushtetuese.
Por Kushtetuesja thotë se këtë pretendim të Berberit nuk e ka marrë në shqyrtim.


