"Kemi tentuar vetëvrasjen"/ Të miturat denoncojnë faqen që publikon momente intime të vajzave në Korçë!

Disa foto dhe video intime të disa vajzave minorene në Korçë, bënë xhiron në rrjetet sociale nga një faqe e hapur në Instagram nga persona të pa identifikuar.
Momentet intime të vajzave të moshës 14-16 vjeçe, nuk dihet se si kanë rënë në duart e adminit të faqes, të cilat postoheshin çdo ditë, bashkë me emrat dhe adresat e tyre përkatëse.
Për A2Cnn rrëfejnë se ka pasur edhe vajza që kanë prerë damarët pasi iu është publikuar emri dhe foto aty.
“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shtantazhuar, me fjalë të ndryshme. Dua të ankohem sepse jam prekur e unë, dua të gjendet personi sepse nuk është rasti i parë që bëhet në Korçë dhe nxjerrin foto të vajzave, që kryejnë marrëdhënie seksuale, merren me djem të ndryshëm, këto thonë.
Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një vajzë.
“Është një faqe qe ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht”, shprehet një tjetër.
"Kjo faqe është denigruese dhe shpif. Shkruan, poston foto nudo, imazhe të personave të ndryshëm. Përmend emra mbiemri, me ke rrinë, madje ka nga ato që postojnë familjarët. Është shqetësuese kemi një familje, prindër, kushërinj, nuk ndihemi mirë e të kërcënuara. Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, thotë një vajzë.
Vajzat thonë se personat që administrojnë faqen u shkruanin atyre duke u kërkuar foto e video intime, ose në të kundërt do të publikonin ato se çfarë kishin siguruar nga persona të tjerë.


